VIDEO/ Harrojeni moderatoren shqiptare, binjakët Veshaj paskan sharë më keq

Ditën e djeshme bëri bujë videoja e moderatores së emisionit “Fakt” në televizionin e Fierit “Apollonia tv”.

Në momentin që avokati Erion Besimaj, po fliste mbi temën “Dështimi i Negociatave: Faji ynë apo i BE?” , moderatorja Marsela Topi iu drejtua disa personave nga regjia e inatosur, duke i sharë.

“Më falni, ta mbaroj unë çuna po pushoni ia q****a robt tani”!, u shpreh ajo duke lënë pa fjalë të ftuarit.

Dhe sot, një tjetër video duke sharë në televizion është publikuar në Instagram.

Ka qenë vetë moderatori dhe aktori i njohur Donald Veshaj, ai i cili ka publikuar një pjesë të emisionit “3shat”, kur ka qenë i ftuar Arjoni i BB.

“Kjo është e sharë në ekran. Të mbushet goja. Respekte ju që më mbështetët në këtë projekt dhe nuk më latë asnjëherë që të më binte besimi që kisha!”,  shprehet Donaldi.