FOTO/ Ansambli Popullor, koncert në Ukrainë

Ansambli Popullor mbetet ambasador i përçimit të traditës te brezi i ri i disaporës. Pas Italisë me seminare dhe koncertin e madh në qytezën e Otrantos, nga 29 Tetori deri në 1 Nëntor, një tjetër koncert, në një tjetër shtet.

Në Ukrainë, "Vallet dhe Këngët Popullore" do të japin një koncert në qytetin Odesa, për komunitetin shqiptar atje.

Bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Diasporës synon njohjen e elementëve kulturor, antropologjik, historik dhe folklorik te më të rinjtë e komunitetit shqiptar në Ukrainë.