Zidane flet pas fitores së parë të Realit këtë sezon në Champions

Real Madrid mori fitoren e parë këtë sezon në Champions League.

‘Los Blancos” mposhtën me rezultatin minimal 1-0 skuadrën turke të Galatasaray-t, ndërsa pas ndeshjes Zinedine Zidane u shpreh i lumtur për performancën e Rodrygo.

“Ka gjithmonë shumë kritika kur ne humbim, por sot fituam, luajtëm me personalitet dhe lojtarët e merituan fitoren”, tha fillimisht Zidane.

“Rodrygo është duke luajtur mirë. Në formacionin 4-3-3, luan si sulmues i krahut të djathtë dhe jam i lumtur me përformancën e tij. Është pjesë e formacionit të parë dhe mund të luaj në Real Madrid Castilla. Ia doli mirë sot. Do të shohim çfarë do të ndodh në ndeshjen e radhës”, deklaroi ai.

Portieri Thibaut Courtois kohët e fundit është kritikuar ashpër, por mbrëmjen e djeshme Zidane e përgëzoi për lojën e mirë.

Thibaut Courtois? “Ai qartësisht na shpëtoi në pjesën e parë të ndeshjes. Ne jemi të lumtur për të dhe për të gjithë skuadrën që zhvilloi një ndeshje të mirë. Courtois ka meritë të madhe tek kjo fitore”, shtoi Zidane.

 

Kjo fitore e pozicionon Realin në vend të dytë me 4 pikë, ndërsa Grupi A udhëhiqet nga Paris Saint-Germain që numëron 9 pikë.