FOTO/ Mbresëlënëse: Familja shndërrohet plotësisht me 6 muaj palestër

Jeta e familjes McGillivray dikur rrotullohej rreth udhëtimeve dhe nga pija në pije e nga restoranti në restorant.

Por kur Sue humbi nënën e saj me diabet, kjo i dha familjes shtytjen që iu duhej për të ndryshuar jetën e tyre për mirë.

Sue, 51 vjeç, bashkëshorti i saj Roy, 56 vjeç, dhe djemtë Ben, 24 vjeç dhe Simon, 28 vjeç, u bashkuan dhe shkuan në palestër së bashku për të filluar një transformim të trupave të tyre komplet si familje çfarë edhe bëri që të kishin trupat e ëndërruar në vetëm 6 muaj duke u transformuar plotësisht.

Përveç palestrës hoqën edhe dorë nga ushqimet e rrezikshme për shëndetin si mëngjeset e dendur me vezë dhe proshutë.

Me ushqimet e shëndetshme, seancat në palestër dhe aktivitetet familjare, rritën numrin e ndryshimeve të tyre të përditshme duke u transformuar në mënyrë mbresëlënëse.

Marrë nga: mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net