FOTO/ Skandal, deputeti i Kuvendit bën thirrje për varje

Prej disa ditësh në rrjetet sociale biznesmeni Elton Ilirjani ka ngacmuar deputetin konvervator Kujtim Gjuzi, ndërsa ky i fundit nuk e ka fshehur diskriminimin në drejtim të komunitetit LGBT.

Por duket se situata tashmë ka dalë jashtë kontrollit, pasi palët janë përfshirë në akuza të forta.

Në një postim të pak minutave më parë në Instagram, Ilirjani ka shpërndarë një screenshot (fotografi ekrani) ku bie në sy komenti i deputetit Kujtim Gjuzi ndaj vetë Ilirjanit.

Ekzaktësisht,  Gjuzi shkruan:

“Ishalla e varin kuksianët.”

Ilirjani e shoqëron fotografinë në fjalë me përshkrimin:

“Ky është deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë! Thirrje për vrasje dhe thirrje urrejtje! Ku është policia, prokuroria, shteti, shefi i opozitës, organizatat LGBT, aktivistët? Turp dhe mjerë!”

Nuk dihet nëse ndaj deputetit Gjuzi do të ndërmerret një iniciativë shkarkimi, por Ilirjani duket se nuk do ta lërë me kaq çështjen.