Mbappe hyn në histori të Champions-it, thyen rekordin e madh të Messit!

Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe është bërë lojtari më i ri që shënon 15 gola në Champions League.

20-vjeçari ishte i papërmbajtshëm në fitoren 5-0 kundër Club Brugge, pasi me “hat-trick” e shënuar theu rekordin e Lionel Messit.

Një tjetër performancë magjike nga Mbappe ku në morën 20 vjeç e 306 ditë. Ka arritur që të shënojë 15 gola në kompeticionin më të rëndësishëm euriopian në rang klubesh.

Ai bëhet lojtari më i ri në moshë, që e arrin këtë kuotë, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Messi, që kishte shënuar kaq gola në moshën 21 vjeç e 288 ditë.

Vetë Messi e kishte thyer rekordin pararendës të legjendës së Real Madridit, Raul, me 22 vjeç dhe 163 ditë.