FOTO/ Ronaldo dhe Messi bëjnë befasinë në FIFA. Zbulohen votat e tyre

Pas ceremonisë gala të FIFA-s janë zbuluar votat e Messit dhe Ronaldos ku të dy lojtarët nuk kanë votuar njëri-tjetrin por shokët e skuadrës së tyre.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka përzgjedhur tre futbollistë të Real Madridit, Gareth Bale, Luka Modric dhe Sergio Ramos, shkruan "Goal.com", raporton SYRI.net.

Ndërsa Messi ka zgjedhur të votojë tre futbollistë të Barcelonës, Luis Suarez, Neymar dhe Iniestan.

Cristinao Ronaldo ka mposhtur Leo Messin dhe Antonie Griezmann për çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s.

Ronaldo në votat e gazetarëve, kapitenëve dhe trajnerëve, ka marrë 34.54 % të votave, Leo Messi ka marrë 26. 42, ndërsa Antoni Griezmann 7.53%.