Bija ime/ Babai i vendos një kusht Asusë për Ojkyn, ja ç’do ndodhë nesër

Ojky pëson sërish një paralizë të dorës. Ajo nuk arrin dot të lëvizë dorën teksa është ngritur në mësim dhe kërkon leje. Ojky fshihet në tualet dhe i jep forca vetes. Mësuesja bëhet merak për Ojkynë. Ojky e gënjen mësuesen dhe nuk i tregon që është sëmurë.

Xhemal përpiqet të bindë Asunë të flasë me babain e saj që t’i marrë pasurinë. Demir i bën dhuratë Ojkysë bojëra të reja. Ojky gëzohet shumë. Demir fillon t’i japë Ojkysë ilaçe dhe i thotë se janë vitamina. Demir e lë Ojkyn tek nëna e Ugurit dhe niset për të mbaruar punën.

Rrugës Demir dhe Ugur kapen nga policia por ia hedhin paq. Demir e ka kuptuar që i kishin ngritur kurth. Asu vendos të takojë babain e saj në spital. Ajo mendon se do arrijë t’ja marrë lehtë pasurinë të atit por nuk ndodh kështu.

Babai i vendos Asusë një kusht. Ai kërkon Asusë të marrë kujdestarinë e Ojkysë në këmbim të pasurisë së tij. Demir kërcënon Xhemalin./revistawho