Klopp flet mbi dëmtimin e Shaqirit: Ne prisnim që ai të...

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është ndalur të flasë mbi gjendjen e Xherdan Shaqirit,  si dhe kur mund të rikthehet në stërvitje.
Sulmuesi me prejardhje shqiptare nuk ka luajtur që nga muaji i kaluar për shkak të një problemi në gju dhe është stërvitur asnjë minutë me ekipin e ‘Reds’.

“Rikthimi i tij mori më shumë kohë seç ne kishim menduar” shpjegoi trajneri për Liverpoolfc.com.

“Ne prisnim që ai të kthehej këtë javë, por ai nuk është akoma gati – padyshim që ne do të shohim kur ai mund të kthehet.”

“Është një gjë me të vërtetë specifike për të. Nuk është diçka e madhe, duhet vetëm pak më shumë seç kemi pritur dhe kjo është e gjitha”, përfundoi Klopp.