Cristiano Ronaldo synon sonte të thyejë këtë rekord në Champions League

Cristiano Ronaldo mund të vendosë një rekord tjetër sonte, nëse shënon gol kundër Lokomotiv Moscow në një ndeshje të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Nëse ia del të shënojë, Ronaldo do të kalojë Raulin si lojtari i vetëm që ka shënuar kundër 34 klubeve të ndryshme në Champions League.

Juventusi pret Lokomotiv Moscow në “Allianz Stadium” në Torino, në ndeshjen që nis në orën 21:00.

Deri tani, Ronaldo dhe Raul kanë shënuar kundër 33 klubeve të ndryshme në garën më prestigjioze për klube në Evropë.

Megjithatë, Lokomotiv Moscow është ndër klubet e pakta ndaj të cilave nuk ka shënuar ende Ronaldo.