Gjiganti italian shfaq interes për Milot Rashicën
Ky sezon i ri nuk ka qenë shumë i lehtë për Milanin. Në tetë ndeshje të zhvilluara kanë arritur të mbledhin vetëm 10 pikë, ku kanë shënuar vetëm 8 gola dhe kanë pësuar 10-të.
Reparti më i dobët gjatë këtyre ndeshjeve është sulmi dhe për këtë fakt drejtuesit e klubit po mendojnë që të përforcohen me një futbollistë cilësor në merkaton e janarit
Paraqitja e shkëlqyer e Milot Rashicës me fanellën e Werder Bremen duket se ka rënë në sy të drejtuesve të klubit milanez.
Drejtuesit e klubit janë interesuar për shërbimet e lojtarit kosovarë, dhe mund ta bëjnë të tyrin në merkaton e dimrit, shkruajnë mediat italiane.
Rashica është pjesë e Werderit nga janari i vitit 2018 pasi më parë kishte shpërthyer tek Vitesse në Holandë.
23 vjeçari është në gjendje të luajë në të dy krahët dhe ka aftësi edhe të shënojë gola.
Ai i ka realizuar 3 gola dhe e ka dhuruar një asistim në pesë ndeshje të zhvilluara këtë sezon.
Vlera e Rashicës aktualisht është 20 milionë euro.
Ai do të ishte një opsion ideal për trajnerin Stefano Pioli, qoftë në janar apo gjatë verës për sezonin e ardhshëm