Unaza 36,000 dollarëshe cilësohet, një ‘kacabu i shëmtuar’

Një faqe në Facebook e cila demaskon unazat e fejesës së nuseve të ardhshme kanë tallur haptazi një unazë fejese që kushtonte 36 mijë dollarë por qe ka një pamje të çuditshme duke qenë se është e madhe dhe në një ngjyrë vishnjë të errët aq sa në grup e kanë quajtur një "kacabu i shëmtuar".

Fotografitë e unazës së rubinit u ngarkuan në Facebook dhe përdoruesit e internetit nuk e pritën mirë me komentet e tyre.

Unaza e kuqe e errët u nda në rrjetin social dhe njerëzve iu kërkua të komentonin lidhur me mendimin e tyre për të.

Unaza kishte një gur rubin 33.5 karat dhe pak më shumë se 2 karat diamante.

"Kjo gjë peshonte një ton në dorën time. Absolutisht nuk u kthye në shtëpi me mua." Tregoi gruaja e cila e provoi.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net