", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Nga Guçi e Louis Vuitton në Zara, ç’po ndodh me jetën luksoze të Mozzik pas ndarjes nga Loredana?!

Në kohën kur ata ishin çift Loredana dhe Mozzik, luksi i tyre ishte një nga temat më të përfolura në mediat rozë.

Shpeshherë në videoklipe Mozzik e shihnim me veshje origjinale e të shtrenjta, të veshur me brendet Guçi e Louis Vuitton.

Përveç klipeve,ai ishte  edhe në jetën e përditshme i rrethuar nga luksi.

Madje edhe vajza e tij, Hana, e cila edhe pse e vogël, vishet me rroba të firmave më të njohura.

Përjashtim nuk bënte as Loredana e cila kurrësesi nuk mbante veshur veshje të lira.

Dhe vetëm një veshje tij në kohën kur ishte me Loredanën kushtonte me mijëra euro siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.

Ora e Mozzik e Rolex kushton plot 31.900 Euro, syzet 490 Euro dhe kapelja 270 Euro, Xhaketa1.550 Euro dhe këpucët 1.490 Euro.

E ndërsa në  klipin e tij të ri që e ka nxjerrë mbas ndarjes nga Loredana reperi sipas faqes së njohur në Instagram  what.they.wearin mban të veshur :

Xhaketë të firmës Zara që kushton 60 euro, atletet të firmës Nike që kushtojnë 110 euro dhe bluza sërish e firmës Zara që kushton 40 euro ku e gjithë veshja e tij kushton 210 euro shumë e vogël kjo krahasuar me veshjen e mësiperme.

Çfarë po ndodh vallë me jetën luksoze të Mozzik pas ndarjes nga Loredana?!

Kujtojmë  që në kohën kur ishin bashkë Mozzik dhe Loredana Zefi u kthyen në qendër të vëmendjes pas akuzave të forta për zhvatje.

Loredana u akuzua nga një çift zviceran, pasi në bashkëpunim me vëllain e saj kishte zhvatur një milion franga zvicerane.

Në atë kohë Loredana nuk e mohoi se i ka marrë këto para, por ato janë dhënë nga çifti me dëshirë.

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@mozzik wearin the @zara Contrast Puffer Jacket (59,95€) , @nike Air Force 1 Removable Swoosh (110€) and @zara Purl Knit Turtleneck Sweater (39,95€) #mozzik #zara #nike

A post shared by whattheywearin (@what.they.wearin) on