SHBA miraton Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Senati Amerikan ka ratifikuar sot protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Lajmi u bë i ditur nga deputeti i LSDM-së në Maqedoni, Muhamed Zeqiri, në Facebook. 

Zeqiri shkruan: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës ratifikuan protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriot ne NATO!”, shkruan Zeqiri. Për ratifikimin, në Senatin Amerikan votuan 85 ligjvënës dhe kundërshtuan 2.