FOTO/ Braktis Bajernin? Real Madrid projekton blerjen e madhe
Real Madrid gjatë merkatos së janarit nuk mund të kryejë transferta për shkak të pezullimit nga FIFA-a por gjatë verës presidenti Florentino Perez pritet të bëjë një goditje të bujshme.
Kohët e fundit është trajneri Zinedine Zidane i cili ka shfaqur një interesim të madh për mesfushorin difensiv të Bajernit të Mynihut, Javi Martinez.
Sipas portalit spanjoll “Fichajes.com”, Javi Martinez është objektivi kryesor i merkatos së ardhshme të Real Madridit.