A mund të gjeni objektin që kërkohet në këto foto?

Këto imazhe mahnitëse shumëngjyrëshe i kanë lënë njerëzit pa fjalë pasi nuk është e lehtë të gjesh një objekt specifik midis një morie objektesh të tjera identike.

Për shembull në njërin prej imazheve ju duhet të zbuloni një flamur të Bashkimit Evropian i cili është i kamufluar në një mori flamurësh të tjerë me pamjen e një peshqiri plazhi.

Janë disa nga pamjet ku në miniaturë ka një mori objektesh të vogla ndër të cilat duhet të gjejmë edhe objektin e kamufluar e mezi dukshëm por që dallon nga e gjithë pjesa tjetër e ambientit.

Sikur të bënim edhe ne një tentativë për të gjetur objektet ndryshe në këto katër imazhe?

1. Ku ndodhet flamuri i BE midis çadrave?

2. Një palë pajisje ski në plazh a i dalloni?!

3. Një çelës muzike midis yjeve? 

4. Një lakuriq nate midis veglave të punës? 

FOTOT ku janë edhe përgjigjet

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net