VIDEO/ Një çift të dehurish kapen në kamera teksa nuk ngjisin dot shkallët...

Ky është momenti kur një çift të dehurish të moshës së mesme janë duke luftuar të ngjisin shkallët por duke qenë keq të alkoolizuar e kanë pothuaj të pamundur.

Burri fillimisht bën përpara por duket se nuk arrin gjë dhe përfundon duke u rrëzuar nga maja e shkallëve.

Ai përfundon pranë partneres së tij, e cila duket komplet e përhumbur në përpjekjen e saj për të ngjitur qoftë edhe 1 shkallë.

Sjelljet dhe përpjekjet e tyre duket se janë kapur nga kamerat e sigurisë në mëngjes në Irlandë. 

Gruaja pastaj arrin të ngjitet në katër shkallë para se të shembet në mur në pjesën e poshtme.

Por disa sekonda më vonë, burri rishfaqet, duke mos u shqetësuar nga rrëmuja, dhe fillon të ngjitet përsëri në shkallë.

Më në fund ai arrin të ngjitet në fund të shkallëve por partnerja mbetet në fund pa lëvizur.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net