Rrëfim i pazakontë i futbollistit: Hëngra fasule dhe makarona, ndaj u turpërova...

Patrice Evra ka bërë një rrëfim të pazakontë për debutimin me Manchester United.

Duke folur për “Sky Sport”, Evra zbuloi se ishte i sëmurë para ndeshjes, por kishte shumë frikë t'i tregonte trajnerit Sir Alex Ferguson për gjendjen e tij.

Mbrojtësi i majtë u zhvendos në “Teatrin e Ëndrrave” nga Monaco, në vitin 2006, por përjetoi makthin në ndeshjen e parë për “Djajtë e Kuq”, në derbin kundër Manchester City.

"Kur luajta ndeshjen time të parë me Manchester United, hëngra disa fasule dhe makarona para ndeshjes dhe u sëmura në dhomën time. Unë do t'i thoja Sir Alex Ferguson “shiko, nuk jam i gatshëm për të luajtur", por u frikësova, sepse do të mendonte: Ai nuk qenka njeriu i duhur, që të luajë në derbi. Unë startova titullar, por u zëvendësova mbas 45 minutash.

Mbaj mend që Ferguson më tha: “Tani ulu në stol, shikoje dhe mësojë futbollin anglez”. Ishte një kohë e vështirë. Edhe agjenti im tha se kemi bërë gabim të madh që firmosëm për Manchester United. Por, kam qenë me të vërtetë i fortë mendërisht dhe provova se të gjithë kishin gabuar për mua. Jam me të vërtetë krenar që e bëra atë".

Evra vazhdoi të luante 278 ndeshje për Manchester United gjatë 8 viteve, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 33 asiste, ndërsa fitoi Ligën e Kampionëve, pesë tituj të Premier League dhe tri Kupa të Ligës.