Rikthehen emocionet në Champions League, ja të gjitha përballjet e sotme!

Rikthehen emocionet në kompeticionin më të rëndësishëm europian në rang klubesh, UEFA Champions Leagues.

Sot në mbrëmje pritet të ketë përballje të rëndësishme ku Galatasaray pret në Stamboll Realin e Madridit. Turqit pritet të përfitojnë nga situata jo e mirë e skuadrës madrilen e cila ka hyrë në krizë të thellë rezultatesh, madje po diskutohet edhe shkarkimi i Zinedine Zidanes.

Gjithashtu Juventusi pret Lokomotiv Moscoë, ndërsa Bayern Munich udhëton në Greqi për tu përballur me Olympiacos Piraeus.

Ja të gjitha ndeshjet e sotme në Champions League:

18:55 Atl. Madrid - Bayer Leverkusen

18:55 Shakhtar Donetsk - D. Zagreb

21:00 Club Brugge KV - Paris SG

21:00 Galatasaray - Real Madrid

21:00 Juventus - Lokomotiv Moscow

21:00 Manchester City - Atalanta

21:00 Olympiacos Piraeus - Bayern Munich

21:00 Tottenham - FK Crvena zvezda