‘France Football’ përzgjedh 10 kandidatët për portierin më të mirë të vitit

“France Football” vazhdon të publikojë kandidatët për çmime të ndryshme që do t’i dhurojë në ceremoninë e 2 dhjetorit në Paris.

Pas publikimit të kandidatëve për “Topin e Artë”, janë zbuluar edhe kandidatët për portierin e vitit.

Alisson, që me Liverpoolin fitoi Champions Leaguen, është një ndër favoritët për të fituar çmimin e portierit më të mirë në “France Football”, teksa janë nominuar edhe: Ederson (Manchester City), Manuel Neuer (FC Bayern), Andre Onana (Ajax), Wojciech Szczesny (Juventus), Kepa Arrizabalaga (Chelsea) Samir Handanovic (Inter), Hugo Lloris (Tottenham), Marc-André ter Stegen (FC Barcelona).