FOTO/ Italia pushtohet nga shiu, rrugë të përmbytura e linja hekurudhor të bllokuara

Në pjesë veriore të Italisë, Milano, shtrëngatat e shiut kanë shkaktuar probleme serioze, ku pjesa më e madhe e qytetit është përmbytur.

Si pasojë e stuhisë së fuqishme që goditi edhe Ligurian qëndrore është bllokuar stacioni hekurudhorë në zonat e Alessandrino dhe Ovada, ndërsa ka pasur vonesa edhe në shumë stacione të tjera.

Autoritete po monitorojnë nivelet e lumenjve Seveso dhe Lambro, të cilët rrezikojnë të dalin nga shtrati, ndërkohë që sistemi meteorologjik parashikon që kjo situatë të zgjasë deri në orët e para të ditës së nesërme.