Njoftimi i policisë/ Zbardhen rrethanat si u aksidentua familje me 4 anëtarë

Në një informacion paraprak, Policia ka dhënë detaje lidhur mbi aksidentin e ndodhur në orët e pasdites në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Sipas policisë në aksidentin e ndodhur pranë Bradasheshit, shtetasi E.Ç shtetasi E.Ç.,28 vjeç,  duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përplasur me mjetin tip, "Opel", me drejtues shtetasin M.Ç., 35 vjeç.  

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Ç, dhe  dy fëmijët e saj të mitur, të cilët  janë jashtë rrezikut për jetën.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Bradashesh, shtetasi E.Ç.,28 vjeç,  duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përplasur me mjetin tip, "Opel", me drejtues shtetasin M.Ç., 35 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerja M.Ç, dhe  dy fëmijët e saj të mitur, të cilët  janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.