", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Sot publikohen 30 kandidatët për ‘Topin e Artë’, ja favoritët...

Gjatë ditës së sotme mësohen emrat e 30 kandidatëve për të fituar “Topin e artë”.

Revista franceze, “France Football”, do të publikojë pasditen e sotme (18:00) listën e futbollistëve që do të vlerësohet me këtë çmim prestigjioz.

Pritet që 3-shja Van Dijk, Messi dhe Ronaldo, do të jenë favoritët kryesorë për këtë trofe, shkruan SYRI.net.

Në rast të suksesit të Virgil van Dijk, “ylli” i Liverpoolit bëhet mbrojtësi i parë që fiton këtë çmim pas Fabio Cannavaro-s në vitin 2006.

Van Dijk ndihmoi Liverpoolin të triumfojë sezonin e kaluar në Champions League madje ai mori edhe çmimin e lojtarit të vitit nga UEFA.

Messi, një muaj më parë u kurorëzua “Lojtari më i mirë i FIFA-s” në ceremoninë e zhvilluar në Milano.

Pavarësisht kësaj, kandidat potencial ngel i përhershmi, Cristiano Ronaldo, i cili fitoi “Scudetto-n” në moshën 34 vjeçare, madje doli golashënuesi më i mirë i Juventusit me 28 gola.

Më i miri në botë do të mësohet gjatë muajit dhjetor pasi të votohet nga gazetarë nga e gjithë bota. / SYRI.net /