Berisha shfaq me zë, mashtrimin e Ramës në 2018: 'Morëm datën e fillimit të negociatave' dhe dekoron ambasadorët

Deklarata absurde e Edi Ramës e 27 qershorit 2018, kur publikisht tha se “Shqipëria mori datën e fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim!” është publikuar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha me një video të titulluar Mashtrim. “Mashtrimi, - shkruan Berisha, - arma kryesore e kreut të meduzës dhe narkoshtetit te tij! Kreu i Meduzës festonte një vit më parë për të mashtruar qytetarët!”

Në videon në vijim shfaq skenën qesharake të një ceremonie më 27 qershor 2018, ku Kryeministri Edi Rama pasi foli për “opozitën esadiste shqiptare”, thotë: “Shqipëria mori datën e fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim!”dhe si të mos mjaftohej me kaq, vendosi të dekoronte ambasadorët shqiptarë pikërisht në shtetet që e refuzuan çeljen e negociatave me Shqipërinë.

“Çelja e negociatave është përcaktuar pas 12 muajsh! – thotë Rama në vijim. - Në fund i shtoj një falenderim të veçantë katër personave, dy grave dhe dy burrave dhe Medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrit, ambasadores sonë në Holandë Andia Sakiqi, Suela Janinës, ambasadorit Kuko dhe ambasadorit Tola.”

NDIQNI VIDEON