FOTO/ Çfarë shkroi gabim Ardit Gjebra që ndjekësi e korrigjoi?

Moderatori i njohur Ardit Gjebrea është shumë i ndjekur dhe njëkohësisht shumë aktiv në rrjetin social Instagram. 

Të gjitha fotot e publikuara nga moderatori nuk kalojnë pa u komentuar ose pëlqyer nga ndjekësit e tij.

Por ja që ndodh që dhe moderatori gjatë publikmit bën gabime në të shkruar ndoshta dhe nga shpejtësia.

Dhe kjo ndodhi teksa ka publikuar disa foto nga emisioni i tij “E diela Shqiptare” Arditi ka bërë një përshkrim për të treguar çfarë ka ndodhur.

“Zana sot, më një gjest të jashtëzakonshëm shpëtoi engjëllin që e thërret mami!”-shkruan Arditi krahas fotos. 

E komentuesi i ka shkruar: 'Shkruhet gjest jo xhest. Do e ndjek ne YouTube patjeter'. 

Moderatori ka reaguar menjëherë duke korrigjuar gabimin duke i kthyer përgjigje dhe ndjekësit : 'E korrigjova'.