‘Burrat që mashtruan botën': krijuan rrathët që ngjanin si të bëra nga anije aliene

Djali i njeriut që shpiku qarqet e të korrave ka folur për herë të parë dhe zbuloi se si ai vetë së pari zbuloi ngadalë sekretin e babait të tij pasi gjeti kokrrat e misrit dhe fletët në kuzhinë.  

Jim Chorley, sot 48 vjeç, u rrit me idenë se babai i tij Dave Chorley ishte një nga mashtruesit më famëkeq të shekullit të 20-të.

Dave dhe miku i tij, Doug Bower krijuan bashkë një komplot për të filluar vizatimin e qarqeve të korrjeve në vitet 1970 dhe 1980 në Winchester dhe punimet e tyre u bënë tituj lajmesh në të gjithë botën.

Rrethet e tyre ngjallën debat për mënyrën e formimit të qarqeve  duke ushqyer maninë e UFO-ve madje edhe ekspertë filluan të merren me analizimin e shenjave duke menduar se ndoshta ishin bërë vërtet nga një anije aliene.

Në 1991 Doug dhe Dave bënë bujë në faqet e para të gazetave kombëtare, kur ata demaskuan veten si krijuesit e rrathëve.

Ata u quajtën si 'burrat që mashtruan botën', të cilët kishin përdorur mjete të thjeshta, duke përfshirë një dërrasë druri, litar dhe tela për t'i ndihmuar ata të ecnin në një vijë të drejtë.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net