FOTO-t në Kalimash/ Ky mund të jetë ariu që sulmoi bariun Ekrem Onuzi

Gjatë ditë së djeshme në Kukës u sulmua një çoban nga një ari në vendin e quajtur Sasat në bjeshkët e Gjalicës. I plagosur nga sulmi i ariut mbeti Ekrem Onuzi, 45 vjeç, i cili ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në trup.

Mirëpo alarmant është fakti se ariu është filmuar disa ditë më parë shumë pranë pikës së pagesës së tarifës nga një qytetar. Banorët e verilindjes së vendit janë të rrezikuar nga arinjtë që po zbresin si pa të keq në zonat e banuara.

Ndërkohë që Ekrem Onuzi 45-vjeç, i cili u sulmua dje nga ariu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spitalin e Traumës në Tiranë./mapo/