Fotografia e vitit: Retë që mbulojnë një mal në Uells!

Një foto mahnitëse që tregon një batanije reje të shtruar nëpër një mal në Uells, ka fituar konkursin fotografia e vitit.

Gareth Mon Jones ka dalë në krye të konkursit për një pamje panoramike mahnitëse të realizuar në Y Lliwedd, në një nga zonat e Snowdon në Uellsin e Veriut.

Më shumë se 5.700 foto u paraqitën në konkursin e këtij viti të organizuar nga The Royal Meteorological Society (RMetS), në bashkëpunim me WeatherPro.

Ai tregon fenomene të motit nga e gjithë bota, përfshirë retë, rrufetë, shiun, mjegullën dhe borën.

Imazhi i preferuar i publikut, siç u votua nga më shumë se 4,000 njerëz, iu dha Elena Salvai për foton e saj, ‘Fuqia e Rrufesë’.

Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net