Vendi që paguan 10,000 $ për të shtuar numrin e lindjeve

Për të zgjidhur problemin e një popullate në rënie, një komunë e vogël finlandeze ndërmori një hap të madh: filloi të paguante popullatën në mënyrë që të shtohej numri i lindjeve.

Në vitin 2012, Lestijärvi e kuptoi se kishte një problem lidhur me fëmijët, numri i lindjeve të të cilëve kishte ardhur në rënie. Fshati i vogël, në Finlandë kishte parë vetëm një fëmijë të lindur vitin e kaluar, dhe kuptoi se popullsia e tij ishte e kërcënuar nga rënia e saj  dhe pothuajse mungonte- niveli i lindjes.

Banorët e fshatit monitoronin çdo vit numrin e lindjeve ndaj edhe kur vunë re se në një vit lindi vetëm një fëmijë, ndezën alarmin.

Si komuna e dytë më e vogël në territorin e Finlandës, Lestijärvi vendosi të zbatojë një masë radikale për të rritur popullsinë e saj: dhe filloi të paguajë familjet për të sjellë në jetë fëmijë dhe për të rritur popullsinë. Pagesa ishte në 10,000 dollarë për çdo fëmijë që vinte në jetë.

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net