'Mesazhi i Europës për shqiptarët/ Me Ramën e kanë mbyllur! As e dëgjojnë, as i dëgjon më'

“Mesazhi i Europës i drejtohet shqiptarëve, me Ramën e kanë mbyllur as e dëgjojnë as i dëgjon më!”

Kështu shprehet ish deputeti demokrat Ervin Salianji.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se, shumica e vendeve të BE ishin kundër hapjes në negociatave me Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes, mungesës së sundimit të ligjit, mosndeshkueshmerisë etj.

“Popujt nuk kanë faj” tha presidenti Macron duke bërë përgjegjës drejtpërdrejt qeverinë. Shumica e vendeve të BE ishin kundër hapjes në negociatave me Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes, mundesa e sundimit të ligjit, mosndeshkueshmeria, mungesa e institucioneve, ilegjitimiteti i zgjedhjeve, favorizimi i krimit të organizuar, numri i lartë i azilantëve ekonomikë etj janë problemet me të cilat qeveria duhet të shkëputet dhe më pas të përballet”, shkruan ndër të tjera ish deputeti i PD.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

Mesazhi i Europës i drejtohet shqiptarëve, me Ramën e kanë mbyllur as e dëgjojnë as i dëgjon më!

Mesazhi i përsëritur që japin vendet e Bashkimit Europian me moshapjen e negociatave është një mesazh që i drejtohet qytetarêve shqiptarë. “Popujt nuk kanë faj” tha presidenti Macron duke bërë përgjegjës drejtpërdrejt qeverinë. Shumica e vendeve të BE ishin kundër hapjes në negociatave me Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes, mundesa e sundimit të ligjit, mosndeshkueshmeria, mungesa e institucioneve, ilegjitimiteti i zgjedhjeve, favorizimi i krimit të organizuar, numri i lartë i azilantëve ekonomikë etj janë problemet me të cilat qeveria duhet të shkëputet dhe më pas të përballet.

Prej vitesh vendet e BE po flasin me të vetmin mekanizëm që kanë në dorë, në mënyre te drejtperdrejte diku dhe diku me gjuhe diplomatike po i japin mesazh qytetarëve që të ndërrojnë qeverinë. Europinatët e duan Shqipërinë dhe qytetaret e saj por jo qeverinë!

Duhet theksuar që Rama po refuzohet nga qeveritë e majta si qeveritë e Spanjës, Danimarkês, Francës etj, mbështetja për shqiptarët ka ardhur ka partitë simotra të PDSh falë lobimit, kontakteve dhe qëndrimit të PD se hapja e negociatave do ta kushtëzonte më shumë qeverinë nëpërmjet monitorimit