FOTO/ Makina e Albin Kurtit u përplas nga një makinë policie

Lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti u përfshi në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Durrës.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar po veç dëme materiale.

Siç shihet në foton e mëposhtme të JOQ, e përfshirë në aksident ka qenë edhe një makinë e Policisë Rrugore.

Kurti ndodhej në Tiranë për të festuar me simpatizantët e tij fitoren  në zgjedhjet e 6 tetorit.