Dështimi i negociatave/ Maqedonia me qeveri teknike deri në zgjedhjet e reja

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ai i VMRO-së, Kristian Mickoski dhe partitë shqiptare pritet të bien dakord në mbledhjen e sotme për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjithashtu mësohet se në mbledhje do dakortësohet për formimin e një qeverie teknike në përputhje me Marrëveshjen e Przhinos.

Pas vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për mos-hapjen e negociatave Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i opozitës Hristijan Mickoski propozuan zgjedhje të shpejta të parakohshme, të cilat do të parapriheshin nga një qeveri teknike 100 ditë para se të mbaheshin.