Lukaku kritik ndaj shokëve të skuadrës: Pozitive është që morëm tre pikët, por duhet të...

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, zhvillojë një paraqitje të shkëlqyer ndaj Sassuolos. Belgu shënojë dy gola në fitoren e zikaltërve (4-3).

26 vjeçari foli pas ndeshjes për mediat, ku u shfaq kritik për mënyrën se si ekipi i tij nuk e mbylli ndeshjen.

“Bëmë gjithçka mirë në pjesën e parë dhe duhet të kishim shënuar më shumë në të dytën. Kur sfida shkoi 4-1 duhet të ishte mbyllur çdo gjë. Gjithsesi, ana pozitive është që morën tre pikët, por duhet të mbrojmë më mirë se kaq.

 U mundova ta ndihmoj ekipin dhe jam i lumtur që morëm tre pikët, pasi janë të rëndësishme. Conte dhe unë mendojmë shumë për skuadrën, prandaj sa herë që shënoj, dua ta festoj me të gjithë. Jam i fokusuar të punoj sa më shumë dhe të jap më të mirën time.”