Aksident me vdekje në Lushnje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e njohur si ‘Tre urat’ në Lushnje.

Mësohet se një makina ka përplasur një kalimtar.

Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës.