E rëndë në Kukës/ Ariu sulmon një burrë, helikopteri nuk i shkon në ndihmë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës.
Ariu ka sulmuar një burrë në malin e Gjallicës, në vendin e njohur me emrin ‘Sasat’.
Mësohet se burri ka marrë plagë të shumta në trup dhe në kokë.
Ai ka kërkuar ndihmë, ndërsa është njoftuar edhe salla e emergjencave të ministrisë së Shëndetësisë.
Ai ka hemorragji në trup.
Por edhe pse ka më shumë se 2 orë, helikopteri që duhej të ishte nisur nga Tirana, nuk është nisur.
Burri mësohet se ka ndezur edhe një zjarr për tu parë nga helikopteri, por askush nuk i ka shkuar në ndihmë deri tani.