U dëmtua në ndeshjen ndaj Augsburgut, Bayern Munich humbet për një kohë të gjatë mbrojtësin

U konfirmua ajo që Bayern Munich i druhej më shumë. Niclas Sule  ka këputur ligamentet e gjurit të majtë dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale ditën e sotme.

 24-vjeçari u dëmtua në ndeshjen e luajtur ditën e djeshme kundër Augsburgut të mbyllur me rezultatin 2-2.  

Të tilla dëmtime kërkojnë deri në gjashtë muaj kohë rikuperimi, dhe ky është një  lajm tejet negativ  për trajnerin, Niko Kovaç.

Mungesa e Sule në qendër të mbrojtjes duket se do t’i detyrojë bavarezët të përshtatin në qendër të mbrojtjes transferimin e verës, Lukas Hernandez, i cili rolin natyral e ka si mbrojtës i majtë. Francezi e ka bërë edhe më parë këtë rol dhe tashmë duhet të mësohet se do të qëndrojë në atë pozicion për një kohë të gjatë.