VIDEO/ Gol qesharak në Brazil, arbitrat nuk merren vesh me njëri - tjetrin

Në ndeshjen midis Corinthians dhe Cruzerios mbrëmjen e kaluar është shënuar në nga golat më qesharak, që fal sistemit VAR u konsiderua i rregullt.

Ishte sulmuesi i Cruzerios, Ederson, ai i cili realizojë këtë gol.

Sulmuesi i miqve dukej qartësisht më i avancuar se mbrojtësit e Corinthians dhe për këtë arsye, edhe lojtarët vendas e lanë lojën. Sidoqoftë, Ederson avancoi drejt portës dhe shënoi, me arbitrin anësor që e anuloi fillimisht golin për pozicion të parregullt.

Në këtë moment ka ndërhyrë sistemi VAR, ku pas vëzhgimit të pamjeve, duket që topi është prekur nga një prej lojtarëve të Corinthians. Gjyqtari kryesor akordon gol të rregullt, me Cruzeiron që triumfoi në fund me shifrat 1-2.