15 minatorë humbin jetën në minierën e arit

Të paktën 15 minatorë kanë ndërruar jetë pas shembjes së një masivi dheu në një minierë ari në rajonin e Siberisë të quajtur Krasnoyarsk Krai, deklaruan autoritetet e Situatave Emergjente të Rusisë.

Ministria e Shëndetësisë tha se krahas viktimave, 14 minatorë u dërguan në spital. Tre të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, miniera i përket kompanisë Sibzoloto, e cila nuk ka reaguar ende për incidentin e rëndë. Më shumë se 270 persona janë përfshirë në operacion kërkim-shpëtimi.

Në vitin 2009, 75 persona kanë mbetur të vdekur nga një vërshim i madh lumenjsh në termocentralin elektrik në Khakassia të Siberisë, pas reshjeve të dendura të shiut që kishinpërfshirë rajonin.