Juventusi mposht Bolognan, bardhezinjtë marrin kreun në Serie A

Juventusi ka vijuar rrugëtimin me fitore në Serie A.

Të besuarit e Maurizio Sarri kanë mposhtur Bolognan me rezultatin 2:1 dhe në këtë mënyrë kanë rimarrë kryesimin në ligën italiane.

Në minutën e 20’ ishte Cristiano Ronaldo trullosi mbrojtjen me “biçikletën” e tij të famshme, ndërsa më pas realizoi një gol të bukur duke mposhtur edhe portierin kundërshtar.

Skuadra mike reagoi shpejtë ku pas 4 minutave barazoi shifrat falë golit të Danilo-s.

Por për t’i siguruar 3 pikët e rëndësishme Juventusit mendoi Miralem Pjanic i cili shënoi golin e avantazhit në fillim të pjesës së dytë.

Me këtë fitore, Juventus numëron 22 pikë në krye të Serie A, 1 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.