Intelektualët në Tiranë kundërshtojnë 'Shengenin Ballkanik' të Ramës: Anti-shqiptar, duhet ndalur!

Lëvizja e fundit e kryeministrit Edi Rama për Mini – shengenin Ballkanik është kontestuar ditën e sotme në një tryezë diskutimi ku merrnin pjesë intelektualë të ndryshëm.

Nën moton “Për shqiptarët dielli lind në perëndim” ata kundërshtuan planin e kryeministrit duke e cilësuar si një lëvizje drejt Serbisë.

Ish ambasadori i Shqipërisë në Slloveni u shpreh se ky pakt do të ketë pasoja të rënda për Shqipërinë.

Sipas Çlirim Gjatës, sekretar për çështjet ligjore në PD, Rama dhe Vuçiç duhen ndalur pasi pas këtij "shengeni ballkanik" fshihet Jugosllavia e Re.

“Nëse do ti hedhim një sy historisë, ka një sërë faktesh që kanë ndodhur dhe ai që nuk mëson nga e shkuara ka destinin ti përsëritet prapë. Në thelb nuk është gjë tjetër veçse rikthimi i Jugosllavisë së Re”, u shpreh Gjata.

“Këtu nuk është punë shovinizmi, nuk është punë nacionalizmi. Është punë atdhedashurie", do të shprehej profesori Edmond Tupja, i cili e quajti këtë projekt kriminal dhe që duhet ndalur.

Për më tepër ndiqni kronikën e Syri TV: