VIDEO/ Incidenti i frikshëm! Këngëtarja fluturon nga skena

Incident i këngëtares Lady Gaga, por që fatmirësisht përfundoi pa pasoja të rënda.

Ylli i Pop-it ishte në një koncert në Las Vegas ku ftoi një prej fansave në skenë.

Ky i fundit, ndoshta edhe nga emocionet, tentoi ta ngrejë këngëtaren, por pas humbjes së ekuilibrit e panë veten poshtë skenës, përcjell Syri.net.

Këngëtarja u ngjit menjëherë në skenë duke i thënë fanit: "Më premton se nuk do të trishtohesh për këtë, apo jo?"

"Të premtoj", iu përgjigj ai.

Videoja është bërë virale duke u shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale.