Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Berat/ Arrestohet autori

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Uznove në qytetin jugor, ndërsa nuk dihet ende dinamika e ngjarjes.

Sipas raportimeve të para, nuk flitet për të plagosur.

Sipas News 24, policia ka ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, por pa dhënë detaje të tjera mbi shkaqet e ngjarjes.