VIDEO/ Luftëtari në avantazh, Açka ndëshkon Bylisin

Po luhet në Gjirokastër, sfida mes Luftëtarit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore.

Vendasit kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Açkës në minutën e 62-të pas një përgjumje të mbrojtjes ballshiote. Futbollisti gjirokastrit realizojë me kokë pas një harkimi nga këndi.

Duhet thënë se kjo ndeshje ka prodhuar raste të shumta për të dyja skuadrat, por deri tani kanë qenë gjirokastritet ata që janë treguar të saktë para portës.