Zaev mori përgjegjësinë, shkon në zgjedhje të parakohshme, kurse Rama ... Koha e tij ka mbaruar!

Kryeministri i Maqedonisës së Veriut, Zoran Zaev, në fjalimin e tij në Qeveri sot tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ky propozim i tij vjen pasi dje nuk u mor data për fillimin e negociatave me BE-në. Dhe në lidhje me këtë vendim të Kryeministrit të Maqedonisë ka reaguar në Fb, Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi.

Këlliçi është shprehu se kryeministri maqedonas merr përgjigjësinë që i takon dhe i kthen mandatin qytetarëve ndërsa thekson se Edi Rama - kjo dele e zezë - e Ballkanit Përendimor nuk shpreh asnjë shenje reflektimi dhe fajëson BE dhë këdo tjetër për dështimin e  tij personal për të katërtin vit rradhazi.  "Koha e Edi Ramës tashmë ka mbaruar është koha për një lidership të ri për vendin:,shkruan ndër të tjera Këlliçi.

Shënimi i tij:

"Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme pas dështimit me hapjen e negociatave! Pavarësisht se Maqedonia e Veriut u penalizua nga Shqipëria, kryeministri Zaev mer përgjegjësinë që i takon dhe i kthen mandatin qytetareve.

Edi Rama, kjo dele e zezë e Ballkanit Perendimor, nuk shpreh asnjë shenjë reflektimi dhe fajëson BE dhe këdo tjetër për dështimin e tij personal për të katërtin vit rradhazi!

Edi Rama u përball me 9 kushte nga Gjermania, kushte që lidhen me krimin dhe korrupsionin nga Holanda, kushte që lidhen me emigracionin për shkak të keqqeverisjes së tij, nga Franca dhe prapë fajin e kishte kushdo përvec tij.

Koha e Edi Ramës tashmë ka mbaruar! Koha është për një lidership të ri për vendin, të palidhur me krimin dhe të aftë për të afruar Shqipërine me Europën. Asgjë nuk është e pamundur me udhëheqës që punojnë për vendin dhe jo për vete!"