Këtë këngë e shanë kur u publikua, por doli më e bukura e dekadës!

“Q Awards” ka shpallur “Këngën më të bukur të dekadës” dhe fituesja është ajo që nuk pritej.

Këtë çmim e ka fituar Lana Del Ray për këngën “Video Games”

Kënga është hedhur në treg në vitin 2011 dhe në atë kohë mori komente negative, pasi ishte shumë e gjatë.

Komenstuesit shpreheshin se “Video Games” përbënte problem për t’u transpetuar në radio dhe bëhej e mërzitshme për dëgjuesin.

Megjithatë tani kënga është një hit botëror dhe deri tani është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme.