Mirë, Europa paska faj! Po ai që vodhi lopën, nuk ka faj fare?!
Ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese! - Fajin e ka Bundestagu. Konkretisht, ca deputetë që na vunë 99 kushte!
Kemi edhe deputetë të paligjshëm në Kuvend! - Fajin e ka nobelisti Handke.
Shqiptarët po ikin me valë! Fajin e ka zonja Merkel! I tërheq si me magnet!
Presidentin e kemi të keq dhe do ta shkarkojmë! Fajin e ka Ramushi!
Në zgjedhje morën pjesë vetëm ata, që u kontrollojnë gishtin te porta e zyrës! - Fajin e ka Makroni!
Këshillat bashkiake i kemi moniste! - Zoti Trump, që konsiderohej armik i shqiptarëve, e kishte fajin!
Na kapin tonelata me kanabis në kufi! - E kanë fajin ata deputetët holandezë, ata maskarenj!
Qytetari shqiptar pati dy data zgjedhjesh, një nga qeveria dhe një nga Presidenti! - Fajin e kanë ata të Komisionit të Firences a Venecias, që nuk shprehen qartë!
Po për PPP që bëjnë kërdinë?! - Për ato i ka fajet Akademia Suedeze e Shkencave! Ata pisa me shije të keqe artistike!
Po për përgjimet te Bild?! - Për ato e kishte fajin Elez Biberaj!