'UÇK-ja ka qenë pakicë, ka luftuar dhe ka përfaqësuar shumicën në Kosovë

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka thënë se askush nuk ka kërkuar që në çështje të mëdha të jenë bashkë “krahu i luftës” dhe “i paqes”.

Surroi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është narracion artificial se në Kosovë duhet të bashkëqeverisin “krahu i luftës” dhe ai “i paqes”.

Ai ka thënë se ky narracion është ndërtuar qysh nga viti 1999 e ka vazhduar ndër vite, përcjell Telegrafi.

“Mos harroni se ajo që quhet “krahu i luftës” është pakicë në Kosovë. Nuk është shumicë. UÇK-ja nuk ka qenë shumicë në Kosovë, por pakicë. Natyrisht pakicë e organizuar dhe ka luftuar, por nuk ka përfaqësuar shumicën në Kosovë”.

Ai ka thënë se u pa në zgjedhjet e para që UÇK-ja ishte edhe pakicë politike në Kosovë pasi sipas tij Rugova i fitoi zgjedhjet dhe ai nuk ishte “krahë i luftës”.

Surroi ka thënë se Pavarësia e Kosovës është dashur të shpallet në verën e vitit 2007 dhe nuk ka lidhje me ardhjen në pushtet të PDK-së.

Sipas tij, për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare është shtyrë shpallja e Pavarësisë më kërkesë të Francës për të bindur Rusinë në një çështje për Iranin.