Racizmi ndaj Anglisë, jep dorëheqjen trajneri i Bullgarisë

Trajneri i përfaqësueses së Bullgarisë, Krasimir Balakov ka dhënë dorëheqje.

Sipas disa raportimeve kjo ka ndodhur për shkak të thirrjeve raciste në ndeshjen e Bullgarisë kundër Anglisë.

Prandaj komiteti ekzekutiv i unionit të futbollit ka kërkuar nga Balakov që të jap dorëheqjen.

 “Unë isha i përqendruar në lojë. Në të vërtetë nuk dëgjova asgjë, por thjesht bisedova me shtypin anglez dhe u thashë atyre se nëse kjo vërtetohet se është e vërtetë, atëherë duhet të kemi turp dhe duhet të kërkojmë falje për të”, tha Balakov tha të hënën në mbrëmje.