ZYRTARE/ Palermo e vjetër ka pushuar së ekzistuari, mbetet ajo e shqiptarëve

Skuadra e Palermos është shuar! Klubi  sicilian do të mbetet vetëm në memoriet e tifozëve në Itali si ekipi që ka prodhuar futbollistë të shumtë, të cilët me shpërthimin e tyre kanë arritur të kalojnë në skuadrat më elitare në Europë. Kavani, Darmian, Kjaer, Barajli, Pastore apo shumë të tjerë dhe së fundmi Dibala, janë vetëm disa nga futbollistët që spikatën në këtë skuadër.

Sot, Palermo ka falimentuar përfundimisht pasi Gjykata ka vendosur të shpallë falimentin. Shkak për këtë janë bërë falsifikimet e shumta të dokumenteve ndër vite teksa, në Sicili tashmë është krijuar skuadra e re me emrin Palermo dhe që ka nisur nga puna për t’u ngjitur sa më shpejtë.

Pjesë e skuadrës së re, janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Masimiliano Doda dhe Erdis Kraja të cilët po ndihmojnë ekipin e tyre. Aktualisht, Palermo e re njihet si S.S.D Palermo, teksa skuadra e vjetër njihej me emrin US Palermo.