ZYRTARE/ Ferhan Hasani firmosi me klubin më të trofeshëm në Finland

Kërkohej me ngulm nga Kukësi dhe Partizani, por Ferhan Hasani ka firmosur në Finlandë.

29 vjeçari ka firmosur me ekipin më të trofeshëm në Finlandë, HJK Helsinki. Lojtari ka firmosur kontratën 1-vjeçare me klubin finlandez, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Pas Wolfsburgut, Bronbysë, Shkëndijës së Tetovës dhe Al Raedit, Helsinki është skuadra e pestë për futbollistin.

Prej tre muajsh Hasani ishte një lojtar i lirë pasi kishte mbyllur kontratën e tij me skuadrën nga Arabia Saudite, dhe Partizani me Kukësin dëshironin të përfitonin nga kjo situatë për ta marrë në ekipet e tyre respektive, por pa sukses.

Lajmin për kalimin te skuadra finlandeze e ka konfirmuar vetë lojtari, i cili ka postuar një foto me bluzën e ekipit të ri në “Instagram”.